Një 39-vjeçare është gjetur e vdekur në Liqenin e Prespës

Një 39-vjeçare është gjetur e vdekur në Liqenin e Prespës

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se dje në Liqenin e Prespës është gjetur e vdekur një 39-vjeçare.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

 “Më datë 11.11.2022, në ora 21:00 në SPB-Manastir është raportuar se trupi i pajetë i R.A.(39) nga fshati Mogillë të Manastirit është gjetur në ujërat e liqenit të Prespës. pas çka njësitë zjarrfikëse të Resnjës e kanë nxjerrë nga uji dhe me urdhër të prokurorit publik është transportuar në Spitalin klinik Manastir për obduksion”, thuhet në komunikatën e MPB-së.