` . Një 26-vjeçar e ka humbur jetën duke vozitur trotinet elektrik - TV SHENJA

Një 26-vjeçar e ka humbur jetën duke vozitur trotinet elektrik

Gjatë ditës së djeshme një 26 vjeçar e ka humbur jetën pasi me trotinetin e tij elektrik është përplasur me një makinë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “8 Shtatori” në Manastir.
“Makina ‘Volksvagen Turan’, me targa të Manastirit, i drejtuar nga F.J. (21) nga Manastiri dhe një trotinetit elektrik të drejtuar nga O.P. (26) nga Manastiri. Pas aksidentit, O.P. është dërguar në Spitalin Klinik të Manastirit, ku i është dorëzuar plagëve. Ekipi i SPB Manastir ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.