` . Nis Botërori 2020 i Formula 1, Bottas fiton garën e parë, Hamilton jashtë podit - TV SHENJA

Nis Botërori 2020 i Formula 1, Bottas fiton garën e parë, Hamilton jashtë podit

Botërori 2020 i Formula 1 ka nisur me fitoren e Mercedes. Nuk është Lewis Hamilton, por shoku i tij i skuderisë Valteri Bottas, që kaloi I pari finishin në Çmimin e Madh të Austrisë. Në cirkuitin e Spielberg, Bottas dominoi duke lënë pas Ferrarin e Leclerc.

Vendin e tretë në podin e fituesëve e mori Norris, supriza e garës së parë të Botërorit 2020 të Formula 1, që nisi me tre muaj vonesë për shkak të pandemisë së Covid-19. Kampioni i botës në fuqi, Lwis Hamilton u rendit në vendin e katërt, ndërsa zhgënjeu Sebastian Vettel me Ferrari, që kaloi finishin vetëm i 11-ti.