Ninova – Radevit: Ndaloni me spekulimet për Maqedoninë e Veriut

Ninova – Radevit: Ndaloni me spekulimet për Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) dhe zëvendëskryeministrja në qeverinë bullgare, Kornelia Ninova, ka kritikuar hapur presidentin bullgar Rumen Radev, duke i kërkuar atij që të ndalojë spekulimet për çështjen e Maqedonisë së Veriut.

Sipas saj, Radev e përdor patriotizmin e bullgarëve për vlerësim personal.

“Zoti President, të përdorësh patriotizmin e bullgarëve për vlerësim personal është e keqe”, ka shkruar Ninova në Facebook.

Ninova është e bindur se qeveria nuk do të heqë veton dhe se organi i vetëm që mund të vendosë për këtë është Asambleja Kombëtare Bullgare.

Ajo i kujton presidentit Radev se Kuvendi Popullor është organi më i lartë në republikën parlamentare, sepse në të çdo gjë është publike dhe transparente, sepse ka edhe pushtet edhe opozitë dhe askush nuk mund t’i manipulojë.

“Këshilli Këshillëdhënës për Sigurinë Kombëtare i Presidentit jep vetëm konsultime, ndërsa vendimet e Kuvendit Kombëtar kanë fuqinë e ligjit dhe janë të detyrueshme dhe kush i shkel ato mban përgjegjësi, kuvendi është vendimtar”, sqaron Ninova.

“Nëse javën e ardhshme i themi Këshillit Evropian “Jo”, a do të dilni të kërkoni falje për gënjeshtrat?”, ka shkruar Ninova në Facebook duke iu drejtuar presidentit bullgar.

Mediat bullgare thonë se Rumen Radev ka qenë dy herë kandidat i Partisë Socialiste Bullgare për president të Bullgarisë në vitin 2016 dhe 2021, ndërsa kandidaturën e ka paraqitur edhe kryetarja e kësaj partie, Kornelia Ninova.