Nikolloski: Problemi me transportuesit është lart në agjendën në Bruksel, pritet një zgjidhje së shpejti
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, tha se problemi i transportuesve maqedonas me sistemin e ri EES është ngritur në Komisionin Evropian dhe pritet të zgjidhet së shpejti.
Ai deklaroi se Qeveria po komunikon intensivisht me institucionet evropiane për të mbrojtur kompanitë e transportit nga Maqedonia.
Sipas tij, me strategjinë e re të vizave të BE-së, transportuesit për herë të parë po trajtohen si kategori profesionale. Aktualisht po shqyrtohen disa mundësi: lëshimi i vizave të veçanta nga shtetet e zonës Shengen, përjashtimi i shoferëve nga kufizimet sipas modelit të pilotëve dhe makinistëve, ose trajtimi i tyre si punëtorë ndërkufitarë.
Nikoloski bëri të ditur se janë mbajtur tre takime me përfaqësues të BE-së dhe se zbatimi i sistemit EES është shtyrë deri në fund të shtatorit.
Ai u shpreh optimist se deri atëherë do të gjendet një zgjidhje, duke theksuar se kjo çështje i përket biznesit dhe nuk duhet të politizohet.

