Nigeri, arrestohen katër gazetarë

Nigeri, arrestohen katër gazetarë

Në Nigeri janë arrestuar katër gazetarë, të cilët akuzohen se kanë rrezikuar sigurinë kombëtare, transmeton AA.

Mediat lokale lajmërojnë se katër gazetarë të punësuar në “Daily Trust” janë arrestuar për shkak të lajmeve mbi operacionet ndaj organizatës terroriste Boko Haram.

Kryeredaktori i “Daily Trust”, Mannir Dan-Ali, deklaroi se ushtarët hynë në zyrat e tij në Abuja dhe Maidugurij, ku u arrestua redaktori dhe tre gazetarë.

Dan-Ali tha se ushtarët konfiskuan kompjuterët nga redaksia. Ai sqaroi se ende nuk kanë informacion për atë që ka ndodhur me kolegët e tij dhe shprehën shqetësimin e tyre se jeta e tyre është nën kërcim.

Ushtria nigeriane njoftoi se gazetarët janë arrestuar për shkak të publikimit të informacioneve të fshehta ushtarake.