` . Ngordh breshka 344-vjeçare e Afrikës - TV-SHENJA

Ngordh breshka 344-vjeçare e Afrikës

Ka ngordhur në moshën 344-vjeçare breshka më e vjetër e Afrikës e cila ndodhet në Nigeri, transmeton AA.

Siç raporton agjencia nigeriane e lajmeve (NAN) breshka 344-vjeçare e quajtur “Alagba” që jetonte në rajonin Oyo të vendit ka ngordhur si pasojë e në sëmundjeje.

Breshka Alagba mbetjet e së cilës do të merren nën mbrojtje si trashëgimi kulturore ka kaluar më shumë se 300 vite të jetës së saj në pallatin Ogbomoso.