Ngjarje e tmerrshme në Kavadar, burri fillimisht është vrarë pastaj është djegur

Ngjarje e tmerrshme në Kavadar, burri fillimisht është vrarë pastaj është djegur

Prokuroria Themelore njofton se trupi i pajetë i një burrë që u gjet me 8 shtator në Kavadar, rezulton të jetë vrarë. Nga Prokuroria thonë se rezultatet e autopsisë tregojnë se ai fillimisht është vrarë përmes therrjes, më pas është djegur.

Rezultatet e para nga autopsia ndaj trupit të burrit të vdekur, i cili është gjetur në një shtëpi familjare në Kavadar më 8 shtator, treguan se i vdekuri është privuar nga jeta me shumë therrje në trup, e pastaj është djegur, kumtoi Prokuroria publike shtetërore.

Nga faktet e vërtetuara, nga Prokuroria Themelore Publike Kavadarit thonë se po ndërmarrin veprime intensive për zbulimin e autorit apo autorëve.

“Menjëherë pas gjetjes së trupit, është bërë kontroll në vendngjarje dhe tani me urdhër të prokurorit publik po kryhen veprime shtesë kontrolluese dhe biseda me disa persona”, shtojnë nga Prokuroria.