Ngecin bisedimet për kontratën e re, Zaniolo drejt largimit nga Roma

Ngecin bisedimet për kontratën e re, Zaniolo drejt largimit nga Roma

Ka pasur një takim, por pa arritur marrëveshje mes drejtuesve të Romës dhe agjentëve të Nicolo Zaniolos.

Kampioni i Ligës së Konferencës është gati t’i ofrojë një kontratë Zaniolos me pagë vjetore prej 3,5 milionë eurove në sezon.

Por këtë ofertë e kanë refuzuar agjentët e futbollistit që kanë kërkuar që Zaniolo të jetë njëri nga lojtarët më të paguar me pagë prej 4,5 milionë eurove në stinor.

Mediat italiane kanë njoftuar se bisedat mes palëve kanë ngecur dhe Zaniolo pritet të largohet këtë verë nga Roma.

Kryeqytetasit italianë janë të gatshëm ta shesin yllin e skuadrës dhe i kanë caktuar një çmim të largimit prej 60 milionë eurove.
Juventus dhe Milan janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Milan ka bërë dy oferta për Zaniolon duke ofruar 25 milionë dhe një futbollist, por që Roma i refuzoi ato.