Ngec përballë Brentford, City hap fals drejt kreut

Ngec përballë Brentford, City hap fals drejt kreut

Manchester City është ndalur nga Brentford në “Etihad Stadium”, duke bërë një hap fals drejt kreut të Premier League.

Vendasit dominuan pjesën më të madhe të sfidës, megjithatë ishin miqtë ata të cilët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës dhe morën fitoren e këtij takimi, që u mbyll me rezultatin 1-2.

Toney zhbllokoi sfidën në minutën e 16’ dhe njëkohësisht i dhuroi avantazhin ekipit të tij.

Megjithatë ekipi i Guardiolës gjeti barazimin në minutën e 45+1’ me Foden që gjeti rrugën drejt rrjetës pas një asisti nga Akanji.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga City, por ishte Brentford që gjeti rrugën drejt rrjetës, me Toney që realizoi golin e dytë personal dhe të dytin për ekipin e tij në minutën e 90+8’.

Pas raundit të 16-të të Premier League Manchester City renditet në vend të dytë me 32 pikë, dy më pak se Arsenal i vendit të parë, por me një ndeshje më shumë se “The Gunners”. Nga ana tjetër Brentford ngjitet në vend të 10-të me 19 pikë të grumbulluara.