Nga mesnata dizeli do të lirohet për dy denarë

Nga mesnata dizeli do të lirohet për dy denarë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,41% në raport me vendimin e datës 12.9.2022.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l.

Çmimet e benzinës, Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 16.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,50 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 95,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 93,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 51,473 (denarë/kilogram).