Nga e diela akrepat e orës lëvizin një orë mbrapa

Nga e diela akrepat e orës lëvizin një orë mbrapa

Këtë fundjavë, në natën mes 29 dhe 30 tetorit, qytetarët do të duhet sërish të zhvendosin orët një orë pas.

“Mbetet njësoj si më parë. Domethënë nuk do të ketë ndryshim në sistemin e numërimit të kohës”, thotë Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë, duke shtuar se detajet do t’i jepen në një komunikatë për media pas seancës së Qeverisë.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut duhej të ishte ndër vendet e para në Evropë që do të qëndronte në kohën e përllogaritjes verore të orë, pasi qeveria së fundmi njoftoi se, sipas vlerësimeve të saj, do të ndihmonte në kursimin e energjisë elektrike.