Nga 15 nëntori hyn në fuqi obligimi për pajisjet dimërore në komunikacion

Nga 15 nëntori hyn në fuqi obligimi për pajisjet dimërore në komunikacion

Nga data 15 nëntor fillon të vlejë detyrimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjetet. Për shoferët e automobilave, fuoristradave dhe kamionëve të lehtë është i domosdoshëm posedimi i gomave të dimrit dhe i zinxhirëve, ndërsa shoferët e autobusëve dhe të kamionëve transportues edhe lopata nëse në rrotat lëvizëse të makinës nuk mund të vendosen zinxhirë për borë.

Sanksionimi në sezonin e ardhshëm dimëror do të jetë konform rregullores ekzistuese për pajisje dimërore në automobila, me të cilën caktohet gjobë prej 15 eurove. Me ligjin e ri për siguri në trafikun rrugor, sipas paralajmërimeve janë parashikuar gjoba prej 45 eurove për posedim të pajisjes dimërore.