Neymari u nënshtrohet testeve, nis rikuperimin

Neymari u nënshtrohet testeve, nis rikuperimin

Ylli i Brazilit, sulmuesi Neymar pas testeve të kryera të premten, menjëherë iu nënshtrua trajtimit në hotelin e ekipit pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen e parë.

Neymar lëndoi nyjën e këmbës së djathtë në fitoren e Brazilit 2:0 ndaj Serbisë.

Ekipi i Brazilit nuk dha asnjë detaj për shkallën e lëndimit të Neymarit, por shtoi se sulmuesi ka nisur tashmë trajtimin e tij.
Neymar u lëndua në pjesën e dytë dhe u detyrua të zëvendësohet në minutën e 79-të të ndeshjes.

Te Brazili ka optimizëm se Neymar do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës, të cilën e luan kundër Zvicrës në kuadër të Grupit G.