Newcastle bën ofertë për Zapatan e Atalantas

Newcastle bën ofertë për Zapatan e Atalantas

Duvan Zapata është një nga sulmuesit më të mirë në Serie A në sezonet e fundit, kështu për atë kanë shfaqur interesim shumë klube.

Së fundmi është Newcastle, që është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për lojtarin, raporton DailyRecord. Ndërsa, lojtarit i është ofruar rrogë gjashtë milionë euro.
Por, duket se kjo ofertë nuk e ka bindur klubin nga Bergamo, të cilët për 31-vjeçarin duan 45 milionë euro.
Zapata në këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë katër asitime.

Newcastle gjithashtu ka kërkuar informacione edhe për lojtarin tjetër, Robin Gosens.