New York, presidenti Erdoğan takon kancelarin Scholz

New York, presidenti Erdoğan takon kancelarin Scholz

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi me dyer të mbyllura u zhvilluar në qendrën Turkevi, respektivisht në Shtëpinë Turke pranë selisë së OKB-së në New York.

Lidhur me takimin, nuk u dhanë më shumë informacione.

Më vonë, presidenti Erdoğan do të flasë në seancën e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe do të zhvillojë bisedime me udhëheqës të tjerë botëror.