` . Neurologjia e mëmësisë ! - TV-SHENJA

Neurologjia e mëmësisë !

Shkruan: Sumea Ramadani

Mëmësia
është gjendje fiziologjike në të cilën ekspozohen grupe-sjellje të ndryshme.
Për të vazhduar racën njerëzore, njeriu është i obliguar biologjikisht  të kujdeset për foshnjën në një periudhë më
të gjatë kohore se gjallesat tjera dhe që të jetë në gjendje për ta bërë këtë
para dhe pas lindjes tek femra vërehen sjellje të ndryshme të cilat njihen si
“sjellje mëmësie”.

Për
zhvillimin e ndjenjës së mëmësisë  tek
njerëzit dhe kafshët ndodhin disa ndryshime gjenetike (psh: oksitosin,
prolaktin), mjedisore (psh: krahasimi i foshnjës me foshnjet tjera qoftë para
ose pas lindjes) dhe ndryshime hormonale (psh: para lindjes ostrogjeni dhe
progesteroni ndërsa pas lindjes oksitotosina, prolaktina, CRH etj).

Në shumicën
e madhe të gjinorëve detyra e përkujdesjes së fëmisë i është dhënë nënës nga
aftësia e saj për parapërgatitje fiziologjike si prodhimi i qumështit. Kjo
aftësi rradhitet në rradhët e aftësive të njeriut për mbijetim në natyrë dhe
është shumë më e fuqishme se sa aftësia e njeriut për marrje të lirë të
vendimit.

Duke marrë
parasysh ndërlikueshmërinë e qënies njerëzore nga aspekti bio-fiziologjik,
emocional dhe social përkujdesja për foshnjën mer kohë jashtëzakonisht të gjatë
në krahasim me gjallesat tjera, për zhvillim normal fizik dhe mendor foshnja e
njeriut ndjen nevojë për vëmendjen dhe ledhatimin e nënës. Mungesa e nënës nxit
ngecje në zhvillimin social, mendor, abnormalitet në reagimin ndaj stresit,
çregullime në memorie dhe aftësinë e të mësuarit si dhe zvogëlon mundësinë që
foshnja (femër) të jetë një nënë e mirë në të ardhmen.

Si?

Shkurtimisht
sjellja e mëmësisë gjenetikisht trashëgohet nëpër gjenerata të tëra nga nëna te
e bija dhe si rrjedhoje e këtij përçimi epigjenetik shihet që 70% e njerëzve të
cilët kanë eksperiencuar prindësi jo të mjaftueshme e ripërsërisin të njejtën.
Kjo ndër tjera është shkak edhe i anti-socialitetit, depresionit, varësisë nga
substanca të ndryshme etj.

Nga ana
tjetër e medaljes prindësia ka ndikime të mëdha tek vet prindërit, nga një
hulumtim të bërë në Poloni është diagnostifikuar që çdo fëmijë shkurton jetën e
nënës për 95 javë (Jasienska dhe të tjerët,2006), ndërsa tek babai
përderisa  lindja e foshnjes mashkull nuk
ndikon fare lindja e foshnjës femër zgjat jetën e tij për 74 javë!

Autorët e
hulumtimit këtë fenomen e argumentojnë me faktin që nëna kalon nëpër dhimbje
dhe ndryshime të rënda fiziologjike gjatë lindjes përderisa babai nuk i
eksperiencon të njejtat mirëpo nga foshnja femër mer trajtim dhe përkujdesje të
mirë shëndetësore dhe emocionale.

Çka ndikon
në zhvillimin e lidhjes nënë-fëmijë?

Përgatitja
e femrës për mëmësi qysh nga fëmijëria e saj.

Përgatitja
e femrës për mëmësi në periudhën e shtatëzanisë.

Ndikimi i
hormoneve  që paraqiten gjatë lindjes së
foshnjes.

Ushtrimi i
detyrës së mëmësisë me dashuri.

Forcimi i
memories së nënës së re.

Egërsimi i
nënës së re kundrejt të huajës (me qëllim të mbrojtjes së foshnjes)

Shikimi i
nënës si person i dahur nga foshnja.

Lidhja e
foshnjes me nënën.

Kuptimi i
ndjenjave të foshnjes nga ana e nënës dhe empatia e mrekullueshme.

Preokupimi
i nënës me përkujdesjen e foshnjes.

Jemi në
përfundim që mëmësia është proces natyror i grupsjelljeve të caktuara që
prodhohen dhe kontrollohen nga truri. Nëse bëjmë krahasim mes moshatareve të
njejta ku njëra palë është nënë do vërejmë që truri i saj është në disa aspekte
funcionon ndryshe, ndryshimi gjenetik dhe hormonal që ajo kalon e bëjnë
jashtëzakonisht të ndjeshme për foshnjën dhe përkujdesjen e saj. Në këtë mënyrë
sigurohet vazhdimi i racës njerëzore dhe shpërndarja e dashurisë, butësisë dhe
të mirës në glob.

Uroj në
mënyrë kolektive  të shkundim vëmendjen
mbi  rëndësinë e rolit të prindësisë në
përgjithësi dhe nënësisë në veçanti, siç thotë dhe një thënie e Nënë Terezës:
“Nëse do të ndryshosh botën, shko dhe duaje familjen tënde”.

Respekt të
madh për gjithë nënat që janë ikonë e dashurisë e mirësisë,

nënave që
nënësinë nuk e përceptojnë si punë vullnetare por i përkushtohen kësaj detyre
me nder dhe krenari,

nënave që
përballë çdo obligimi shoqëror kohën e lirë ua përkushtojnë në tërësi fëmijëve
të tyre,

respekt për
gjitha nënat që hoqën dorë nga ëndrrat veç për përkujdesjen e fëmijëve të tyre,
ju jeni heroina!

Dashuri për
të gjitha ju që i mësuat botës si të dojë.

Ia
përkushtoj mamit, me shumë përqafime.

Sumea
Ramadani,

Guidance
and Psychological Counselling, Hacettepe University.