NESTEROVSKI RINOVON ME UDINEZEN

NESTEROVSKI RINOVON ME UDINEZEN

Ilija Nesterovski do të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës së Udinezes në Itali. Futbollisti nga Maqedonia e Veriut, ka rinovuar kontratën edhe për 1 vit tjetër, duke vazhduar të jetë pjesë e skuadrës italiane deri në qershor të vitit 2023 me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër. Nesterovski pjesë e Udinezës është që nga viti 2019, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Palermon, Inter Zapreshiqin, Metallurgun, Viktoria Zhishkov dhe Pobedën.