` . Nesimi: BDI-ja ka dështuar në të gjitha sferat - TV SHENJA

Nesimi: BDI-ja ka dështuar në të gjitha sferat

Te partitë shqiptare, në fushatë dominojnë dy tema shumë të rëndësishme, ajo ekonomike dhe sociale dhe sundimi i ligjit, vlerëson publicisti Robert Nesimi në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA.

“Duke pasur parasysh se nuk hanë bukë më ato tema, si NATO, gjuha, flamuri, integrimet, Unioni Evropian…..BDI-ja është gati 20 vjetë në pushtet dhe ajo nuk ka rezultate në këto lëmi, dmth kjo që jetojmë sot është pasojë e asaj se çfarë ka bërë BDI-ja në 20 vitet e fundit, dhe mendoj se ka qenë shumë e vetëdijshme se nukka çfarë të thotë më në këto tema, dhe është munduar të gjejë njëmënyrë se si të ikë nga këto tema dhe dolën me këtë iden për kryeministër shqiptar”, deklaroi Nesimi.