` . NESËR ZHVILLOHEN 6 NDESHJE NË LIGËN E PARË - TV SHENJA

NESËR ZHVILLOHEN 6 NDESHJE NË LIGËN E PARË

E mërkura do të sjell 6 ndeshje në kuadër të xhiros së 21 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Në kryeqytet do të luhet ndeshje interesante, me Shkëndijën që do të përballet me Rabotniçkin. Tetovarët pas triumfit ndaj Vardarit në fundjavë, do të kërkojnë të regjistrojnë fitoren e radhës për të vazhduar ecurinë pozitive. Ndërkohë, Shkupi do të udhëtojë për në Kratovë për tu përballur me Sileksin, Renova në Tetovë do të pret Vardarin për të kërkuar fitoren e parë në gjysmësezonin pranveror, ndërsa Struga Trum Lum në fushë të vet do të takohet me Pelisterin. Në ndeshjet tjera, Akademia Pandevi luan me Makedonija Gjorçe Petrovin, përderisa Boreci në Veles pret Bellasicën. Të gjitha ndeshjet do të luhen të mërkurën, duke nisur nga ora 14:00. /SHENJA/