` . Nesër luhen ndeshjet e xhiros së 7-të në LPFMV - TV SHENJA

Nesër luhen ndeshjet e xhiros së 7-të në LPFMV

E diela sjell ndeshjet e xhiros së 7-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kryendeshja e kësaj xhiroje pritet të zhvillohet në Tetovë, aty ku Renova e Qatip Osmani pret Struga Trim Lumin. Renova ka pasur oscilacione të shumta në 3 ndeshjet e fundit, duke regjistruar 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Në anën tjetër Struga në 3 përballjet e fundit ka shënuar 2 fitore, teksa ka pësuar 1 disfatë. Jo më pak interesante pritet të jetë përballja Skopje – Shkëndija, me këta të fundit të cilët nuk dijnë për fitore në 2 takimet e fundit. Në ndeshjet tjera Shkupi përballet me Borecin, Pelisteri gostit Akademia Pandevin, Makedonija Gjorçe Petrovi takohet me Rabotniçkin, ndërsa Bregallnica do t’i matë forcat me Tikveshin. /SHENJA/