Nesër dhe të premten ngrohtë, nga e shtuna shi dhe ftohtë

Nesër dhe të premten ngrohtë, nga e shtuna shi dhe ftohtë

Nën ndikimin e rrymës jugore të ajrit, prej sot do të ketë rritje të konsiderueshme të temperaturës. Jashtëzakonisht ngrohtë do të jetë nesër dhe të premten, kur temperatura e ditës do të jetë mbi mesataren e zakonshme dhe do të aktivizohet nivel i verdhë i rrezikut nga temperaturat e larta. paralajmërojnë nga DPHM.

Njëkohësisht, shtojnë nga DPHM se do të fryjë edhe erë e fortë perëndimore, veçanërisht në pjesët perëndimore. Sipas DPHM, të shtunën moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, ndërsa të dielën do të fryjë erë e fortë veriore e cila së pari në pjesët veriore do të sjell ftohje.