Nesër dhe pasnesër priten temperatura mbi 40 gradë, të shtunën dhe të dielën shi

Nesër dhe pasnesër priten temperatura mbi 40 gradë, të shtunën dhe të dielën shi

Nën ndikimin e valës së të nxehtit nesër dhe të premten temperaturat në shumicën e vendeve do të jenë mbi 35 gradë, ndërsa në zonat juglindore edhe mbi 40 gradë. Siç njoftojnë nga drejtoria për punë hidrometeorologjike, gjatë vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullimë, si dhe do të ketë kushte për stuhi  afatshkurte të izoluar. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 24 gradë, ndërsa ato maksimale nga 28 deri në 42 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.