Nesër derbi në Tetovë, Shkëndija pret Shkupin

Nesër derbi në Tetovë, Shkëndija pret Shkupin

Fundjava do të sjell xhiron e tetë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Të shtunën në program janë vendosur të luhen katër ndeshje, ndërsa në qendër të vëmendjes do të jetë derbi shqiptar ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit që do të luhet në Tetovë. Të dyja skuadrat pretendente për titullin do të vihen përballë njëra tjetrës për herë të parë këtë sezon, me Shkupin dhe Shkëndijën që nuk e kanë nisur si duhet kampionatin dhe ndodhen në pozitat tre dhe katër.

Përveç derbit, do të luhen edhe tre takime tjera si Struga – Tikveshi, Rabotniçki – Pobeda dhe Akademia Pandevi – Makedonija Gjorçe Petrovi.

Ndërkohë të dielën do të luhet vetëm një përballje me Skopjen që takohet me Bregallnicën. Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje do të luhen nga ora 15:00. /SHENJA/