“Nëse më i miri i historisë poshtërohet, më mirë të largohet”, flet trajneri i parë i CR7

“Nëse më i miri i historisë poshtërohet, më mirë të largohet”, flet trajneri i parë i CR7

Machester United duhet të zgjidhë një çështje shumë të rëndësishme në këtë fillim sezoni, atë të Cristiano Ronaldos, i përjashtuar nga ekipi i parë për sfidën me Chelsea-n për shkak të sjelljes së tij ta papranueshme ndaj shokëve të skuadrës (u largua para kohë nga “Old Trafford” në ndeshjen me Tottenhamin). Opinionet janë të ndara mbi sjelljen e CR7, pro të cilët deklarohet trajneri i tij i parë si profesionist te Sportingu i Lisbonës, Leonel Pontes:

“Cristiano është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe një profesionist i madh. Klubi dhe trajneri i tyre nuk dinë të merren me karizmën, cilësinë dhe potencialin e tij. Nuk mund ta përjashtojmë apo të mendojmë për ta aktivizuar vetëm në minutat e fundit një lojtar me këto cilësi, me historinë e tij, me gjithçka. Ai i ka dhënë shumë futbollit dhe Manchester United. Ka pandershmëri në të gjithë këtë që ka ndodhur. Nëse nuk kishin besim tek ai, duhet ta linin të largohej. Dhe nëse më i miri në botë poshtërohet në këtë mënyrë, nuk kam asnjë dyshim: është më mirë të largohet”.