Nensi Pelosi tërhiqet si lidere e Dhomës së Përfaqësuesve

Nensi Pelosi tërhiqet si lidere e Dhomës së Përfaqësuesve

Nensi Pelosi, e cila  gati dy dekada  i ka udhëhequr demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, njoftoi sot se po jep dorëheqjen.

Kjo grua 82-vjeçare konsiderohet si më e fuqishmja në mesin e demokratëve në Kongres dhe gruaja e parë që është Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Ajo do të vazhdojë të përfaqësojë Kaliforninë në Dhomën e Ulët të Kongresit, shkruan Bi-Bi-Si.

Pelosi planifikon për trashëgimtar të saj të propozojë dhe mbështesë kongresmenin Hakim Xhefris, raportoi sot uebfaqja Pak.

Lajmi vjen pasi republikanët e kthyen kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas zgjedhjeve afatmesme.