` . Nëndetëset australiane, Zelanda e Re nuk i dëshiron ato në detin e saj - TV SHENJA

Nëndetëset australiane, Zelanda e Re nuk i dëshiron ato në detin e saj

Qeveria franceze thotë se u tradhtua kur Australia u tërhoq nga marrëveshja e tyre ekzistuese e mbrojtjes prej shumë miliarda dollarësh të nëndetëseve me energji bërthamore gjersa ka rënë dakord me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Përpjekja për t’i dhënë Australisë nëndetëse me energji bërthamore, një hap i madh drejt kundërvënies ndaj Kinës, ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden punon për të krijuar mbështetjen ndërkombëtare për qasjen e tij ndaj Pekinit, është pjesë e një partneriteti të ri trepalësh midis Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Britanisë së Madhe të quajtur “AUKUS”.

Ndërkohë, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern gjithashtu reagoi ndaj aleancës së re, duke i thënë kryeministrit australian, Scott Morrison se nëndetëset bërthamore nuk do të ishin të mirëseardhura në ujërat territoriale të Zelandës së Re, raporton cnn.

Kujtojmë se në vitin 1984, Zelanda e Re ndaloi të gjitha aktivitetet bërthamore në zonën e saj.

Ndryshe, braktisja e projektit të nëndetëseve që Australia dhe Franca kanë punuar që nga viti 2016 dhe shpallja e një partneriteti të ri me SHBA-të përfaqësojnë sjellje të papranueshme midis aleatëve dhe partnerëve, Jean-Yves Le Drian, Ministri Francez për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Australia përfundoi marrëveshjen për blerjen e nëndetëseve franceze me vlerë 40 miliardë dollarëve gjersa Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian tha se një lëvizje e tillë e presidentit, Emanuel Macron pasoi për shkak të seriozitetit të situatës. /Telegrafi/