Nehar Sadiki lojtar i lirë pas ndarjes me Borecin

Nehar Sadiki lojtar i lirë pas ndarjes me Borecin

Mbrojtësi kumanovar Nehar Sadiki është larguar nga Boreci i Velesit.

24 vjeçari ishte ndër lojtarët më të mirë në edicionin e shkuar te Boreci, për të cilët realizoi 25 paraqitje në kampionat.

Ish-reprezentuesi i shpresave të Maqedonisë së Veriut tashmë ka marrë dokumentacionin dhe si agjent i lirë pret ofertat për vazhdim të karrierës.

Kumanovari është paraqitur tre sezone me Rabotniçkin e Shkupit, ndërsa ka luajtur edhe me Euromilkun e Shkupit dhe Renovën nga Xhepçishti i Tetovës, si dhe një sezon ishte pjesë e elitës malteze, te FC Hamrun Spartanas.

Merkatoja e verës do të jetë përcaktuese nëse do të vazhdojë në elitën e futbollit vendor, apo do të vijojë karrierën jashta vendit prej ku ka pasur edhe sinjalet e para për bashkëpunim eventual. /SHENJA/