Nehar Sadiki firmos me Egnatian

Nehar Sadiki firmos me Egnatian

Mbrojtësi Nehar Sadiki sezonin e ri do të luajë në Superligën e Shqipërisë me skuadrën e Egnatias.

Futbollisti nga Maqedonia e Veriut ka firmosur kontratë me Egnatian dhe është zyrtarizuar nga klubi shqiptar në faqen e tyre. Sadiki te Egnatia transferohet nga Boreci, me të cilët luajti në sezonin që lamë pas në elitën e futbollit vendor.

Përveç me Borecin, Nehar Sadiki ka luajtur edhe për Rabotniçkin, Renovën dhe Hamrun Spartin. /SHENJA/