Në të dalë nga shkolla, përdhunohet një 15 vjeçare në Prilep

Në të dalë nga shkolla, përdhunohet një 15 vjeçare në Prilep

Një 21 vjeçar nga Prilepi e ka përdhunuar një vajazë 15 vjeçare, në të dalë nga shkolla.

Prokuroria Themelore Publike:
“I dyshuari, më 13 shtator, në afërsi të urës përballë fshatit Selcë, me përdorim të dhunës dhe kërcënimit të rëndë, e ka përdhunuar një vajzë 15-vjeçare. Përderisa e dëmtuara, kthehej nga shkolla tek shtëpia e saj, i dyshuari e ka takuar dhe ka filluar ta ndjekë dhe është drejtuar kah ajo. Në një moment ju ka afruar dhe ka filluar ta prekë, që ta kap me dhunë dhe ta tërheq në tokë. Ju ka kërcënuar që të mos bërtas, sepse do ju ndodh diçka të afërmve të saj. Nën urë, ai ka kryer përdhunim ndaj vajzës, e cila ka kundërshtuar vazhdimisht”