` . Në një makinë është shtënë nga një makinë tjetër, MPB jep detaje për vrasjen në Butel - TV SHENJA

Në një makinë është shtënë nga një makinë tjetër, MPB jep detaje për vrasjen në Butel

Policia ka dalë me detajet e para në lidhje me përleshjen e armatosur që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Butel 2.

Sipas policisë, nga një makinë është shtënë me armë zjarri ndaj një makine tjetër të lojit “golf”, në të cilin kanë qenë dy persona. Njëri ka humbur jetën.

“Në SPB Shkup rreth orës 22:00 është denoncuar se ka pasur të shtëna nga një makinë në një makinë tjetër ‘gol’ në kryqëzimin mes bulevardeve ‘Bosnja dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski Karposh” gjegjësisht në parkingun. Në makinën golf, në të cilin është shtënë, kanë qenë dy persona meshkuj, ndërsa njëri nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve në Qendrën klinike”, kanë thënë nga MPB.

Ata shtojnë se ekipe të tyre janë në terren për të hetuar rastin dhe do të dalin me informacione shtesë. /SHENJA/