Në Nigeri vriten mbi 50 pjesëtarë të Boko Haramit

Në Nigeri vriten mbi 50 pjesëtarë të Boko Haramit

Në pjesën verilindore të Nigerisë, në rajonin e shtetit federal Borno, militantët e organizatës terroriste Boko Haram kryen sulm mbi dy fshatra, pas të cilit në përleshjen me njësitet e forcave të sigurisë, janë vrarë së paku 50 pjesëtarë të organizatës terroriste, raporton AA.

Babangida Ibrahim, pjesëtar i popullatës lokale, për AA deklaroi se “Militantët për të cilët konsiderohet se janë të lidhur me Ebubekir Shekau, mbrëmë sulmuan vendet Ajilari dhe Auno në Maiduguri, por u zmbrapsën”.

Në vazhdim Ibrahim theksoi se “Përballë pjesëtarëve të organizatës terroriste u gjendën pjesëtarët e forcave këmbësorike të ushtrisë nigeriane, të cilët u mbështetën edhe nga forcat ajrore. Gjatë përleshjes janë vrarë së paku 50 pjesëtarë të organizatës, ndërsa armët janë konfiskuar”.

Në njoftimin që mbrëmë e publikoi ushtria nigeriane, thuhet se në operacionet e kryera në shtetet federale Borno dhe Jobe, janë neutralizuar më shumë se 10 pjesëtarë të organizatës terroriste.

Boko Haram aktivitetet e saj i filloi në vitet 2000, ndërsa nga viti 2009 filloi të zbatojë aksione të dhunës masive, pasi lideri i tyre Muhammed Yusuf nën rrethana të paqarta ndërroi jetë në paraburgim. Gjatë përleshjeve me terroristët e Boko Haram, jo vetëm në Nigeri, por edhe në Çad, Niger dhe Kamerun, deri tani janë vrarë më shumë se 20.000 persona, ndërsa rreth 2.3 milionë janë shpërngulur.