Në Maqedoni temperaturat zbritën deri në minus 21 gradë celsius (Video)

Në Maqedoni temperaturat zbritën deri në minus 21 gradë celsius (Video)

Minus 21 ishte temperatura më e ulët e shënuar në Maqedoni mëngjesin e sotëm edhe atë në qytetin e Manastirit. Temperatura shumë të ulëta janë shënuar thuajse nëpër të gjitha qytetet e Maqedonisë. NëBerovë janë matur -17, -15 në Strumicë, -14 në Prilep dhe Demir Kapi, -12 në Lazaropole dhe Krushevë, -11 në Mavrovë, -10 në Shtip dhe Kriva Pallankë, minus nëntë në Petrovec, Ohër, Pretor dhe Pozharane, minus tetë në Dibër, minus shtatë në Gjevgjeli dhe Kumanovë, minus gjashtë në Shkup dhe minus katër në Dojran.

Reshje të borës gjatë 24 orëve të fundit ka pasur në Strumicë, Demir Kapi, Dojran, Kumanovë dhe Vinicë, ndërsa shtresa e borës më e lartë është në Hanet e Mavrovës 65 centimetra. Në Krushevë ka borë rreth 32 centimetra, 25 në Topollçan, 14 Kodrën e Diellit, 13 Demir Kapi, 12 në Strumicë, 10 Berovë, Pozharane, Lazaropole dhe Gjurishte, tetë në Dojran, gjashtë Prilep, tre në Pretor dhe Kriva Pallankë, dy në Shtip dhe një centimetër në Kumanovë.
Mot i ftohtë me temperatura maksimale të ditës nën ose rreth zeros vazhdon edhe në ditët në vijim.

Temperaturat e mëngjesit në periudhën e ardhshme do të jenë shumë të ulëta posaçërisht nëpër male ndërsa më ftohtë pritet të jetë të martën në mëngjes kur temperatura do të ulet për 16 gradë nën zeron, ndërsa pritet në pjesën më të madhe të vendit temperatura të ulet nën -10. Ajnur Bafqari /SHENJA/