` . Në listën e universiteteve më të mira në botë, 21 janë të Turqisë - TV SHENJA

Në listën e universiteteve më të mira në botë, 21 janë të Turqisë

Renditja e Universiteteve Botërore (QS World University Rankings) ka përfshirë 21 universitete turke në indeksin e tij prestigjioz vjetor që përbën 1.300 universitete nga e gjithë bota, raporton Anadolu Agency (AA).

Derisa nëntë universitete turke janë midis 1.000 më të mirëve në botë, universitetet Koc, Sabanci dhe Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme (METU) janë renditur si më të suksesshmit e Turqisë.

Universiteti Koc është renditur në grupin 511-520, Universiteti Sabanci në grupin 541-550 dhe METU në grupin 551-560.

Tre të parët ndiqen nga Universiteti Bilkent, Universiteti Bogazici, Universiteti Teknik i Stambollit, Universiteti i Ankarasë, Universiteti Hacettepe dhe Universiteti i Stambollit, duke grumbulluar nëntë universitetet më të mira në botë.

Lista po ashtu përfshin Universitetin Anadolu, Universitetin Ege, Universitetin Gazi, Universitetin Aydin të Stambollit, Universitetin Stamboll Bilgi, Institutin e Teknologjisë së Izmirit, Universitetin Akdeniz, Universitetin Cukurova, Universitetin Dokuz Eylul, Universitetin Marmara, Universitetin Sakarya dhe Universitetin Teknik Yildiz.

Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) kryeson listën për të 10-in vit radhazi.

Katër universitetet e tjera në pesë listat kryesore janë universitetet e Oksfordit, Stanfordit, Kembrixhit dhe Harvardit.