Në Kuvend sot debatohet për propozimin francez, protestat fillojnë nga ora 12:00

Në Kuvend sot debatohet për propozimin francez, protestat fillojnë nga ora 12:00

Propozimi francez sot do të jetë para deputetëve në Kuvend. Gjysmë ore para fillimit të kësaj seance, deputetëve do ju drejtohet kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Në mesditë është caktuar seanca në të cilën deputetët duhet të diskutojnë për Informatat për Përmbajtjen e Propozimit për kornizën negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, të propozuar nga Kryesia e Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, teksa po pritet votimi i propozimit francez, lideri i VMRO-së Hristijan Mickoski edhe një herë ka bërë me dije se ato nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese.
Është paralajmëruar se protestat sot do të fillojnë jo në orarin e zakonshëm prej në 19:00 por prej në ora 12:00. /SHENJA/