“Ne jemi më të fortë se Putini”, liderët e G7 tallen me shëtitjet e tij me kali

“Ne jemi më të fortë se Putini”, liderët e G7 tallen me shëtitjet e tij me kali

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, dhe kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau u dukën duke u tallur me “shëtitjet me kuaj” të Vladimir Putin në samitin e G7.

Ndërsa liderët botërorë u mblodhën në Gjermani, Johson me shaka pyeti nëse të gjithë duhet të heqin xhaketat për të treguar se “ne jemi më të fortë se Putini”.

Derisa kryeministri kanadez, u përgjigj me tallje se ata duhet “të presin për foton”, transmeton Klankosova.tv.

“Do të dalim me gjoksin zhveshur hipur mbi kalë,” tha ai me shaka, duke iu drejtuar Olaf Scholzit.

Johnson thotë më pas “Duhet t’u tregojmë muskujt”, derisa grupi vazhdonte bisedën.
Ndryshe, liderët po i referoheshin një fotoje, ku Putin kishte pozuar mbi një kalë gjatë vitit 2009.