Në Francë garë dyshe për Zhegrovën, ekipi kampion dhe Lyon i besojnë talentit dardan

Në Francë garë dyshe për Zhegrovën, ekipi kampion dhe Lyon i besojnë talentit dardan

Edon Zhegrova herë pas herë shfaq copëza të klasit të tij me fanellën e Basel në Zvicër. Në këtë sezon, 22-vjeçarit i ka munguar vazhdimësia, megjithatë në tetë prezenca ia ka dalë të gjejë dy herë rrugën e rrjetës. Këto statistika, por edhe talenti i treguar gjatë karrierës së tij, ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve franceze të Ligue 1, kampionëve në fuqi të Lille dhe Lyon. Skuadra e Lille ka humbur në këtë merkato Jonathan Ikone i cili u transferua te Fiorentina dhe shohin sulmuesin e Kosovës si njeriun e duhur për të mos humbur shkëlqimin në repartin ofensiv. Lille është në pole position për të përfituar shërbimet e Zhegrovës, megjithatë nga ana tjetër, Lyon nuk është dorëzuar. Me një start jo të mirë të kampionatit, ata kanë nevojën për të shtuar dozën ofensive dhe fantazinë, e Zhegrova i ka kartat në rregull për çka kërkohet.

Te Lyon, Zhegrova do të gjente edhe Xherdan Shaqirin, i cili ende nuk ka pasur impaktit e pritshëm. Aktualisht, vlera e Zhegrovës në merkato sipas Transfermarkt është jo më shumë se dy milionë euro, teksa lojtari edhe një vit të mbetur në kontratë me Basel.