Në Britaninë e Madhe shfaqet centaurusi, nënvarianti i ri i omicronit

Në Britaninë e Madhe shfaqet centaurusi, nënvarianti i ri i omicronit

Virologët në Britaninë e Madhe kanë ngritur alarmin e përhapjes së centaurusit, nënvariantit të ri të omicronit. I zbuluar për herë të parë në Indi në fillim të majit, që atëherë është përhapur në Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Gjermani, Shtetet e Bashkuara, Japoni, Zelandën e Re, Indonezi, Nepal dhe Kanada.

Ky është mutacioni BA.2.75 i omicronit, pra “një variant i një varianti” i cili “është sigurisht potencial për të zëvendësuar BA.5”, tha virologu i Kolegjit Imperial në Londër, Tom Peacock.
Centaurus duket se përhapet edhe më shpejt se Omicron BA.5 dhe mund të shoqërohet me sëmundje më serioze. Për këtë arsye ai mbahet nën vëzhgim të ngushtë si nga ECDC, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ashtu edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, megjithëse studimet për rrezikun më të madh të tij janë ende në vazhdim.

“Është e vështirë të parashikohet efekti i kaq shumë mutacioneve që shfaqen së bashku. Ato i japin virusit një veti ‘jolly’ në të cilën shuma e pjesëve mund të jetë më e keqe se pjesët individuale – shpjegoi për “Guardian”, virologu i Kolegjit Imperial në Londër, Tom Peacock, i cili ishte i pari që zbuloi omicron në nëntor.