Ndryshon ligji, torturuesit e kafshëve mund të dënohen deri në pesë vjet burg

Ndryshon ligji, torturuesit e kafshëve mund të dënohen deri në pesë vjet burg

Drafti i Kodit të ri Penal për torturimin e kafshëve parashikon rritje të dënimeve, si dhe zgjerim të nenit me “vrasjen e kafshëve”.

Në Kodin Penal ekzistues, neni 233 thuhet se “ai që dhunon rëndë një kafshë ose e ekspozon atë në vuajtje të panevojshme ose i shkakton dhimbje të panevojshme, do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Gjithashtu thuhet se “ai që duke mos ushqyer, duke mos ngrënë ose në ndonjë mënyrë tjetër e ekspozon kafshën në një situatë të vështirë për një kohë të gjatë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në nje vit”. Me ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, ose konkretisht për nenin 314 që thotë “vrasja dhe torturimi i kafshëve”, futet një paragraf i ri sipas të cilit “ai që vret kafshën pa arsye të justifikuar ose e keqtrajton atë duke shkakruar vuajtje të panevojshme ose i shkakton dhimbje të panevojshme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Kushdo që e kryen veprën nga paragrafi i këtij neni për egoizëm, do të dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet, si dhe do t’i konfiskohen kafshët.

Një pjesë e aktivistëve për mbrojtjen e kafshëve e mirëpresin këtë hap të autoriteteve dhe konsiderojnë se është në drejtim të trendeve botërore dhe Bashkimit Evropian. Që nga viti i kaluar, një Akt i ri për Mirëqenien e Kafshëve ka hyrë në fuqi, duke rritur dhjetëfish dënimet për mizorinë e kafshëve.