Ndodhë edhe kjo: Ministrja franceze akuzohet se ka bërë përdhunime

Ndodhë edhe kjo: Ministrja franceze akuzohet se ka bërë përdhunime

Zyra e prokurorit publik të Parisit tha të mërkurën se kishte hapur një hetim mbi akuzat për përdhunim kundër ministres franceze të Shtetit për Zhvillim dhe Frankofoninë, Chrysoula Zacharopoulou, pasi ishin pranuar dy ankesa.

Ankesa e parë për përdhunim u bë më 25 maj, e cila çoi në hapjen e hetimeve më 27 maj. Një kallëzim i dytë u bë më 16 qershor, tha prokuroria.

Zacharopoulou ka punuar më parë si gjinekologe përpara se të kalonte në politikë. Mediat franceze më herët raportuan se ankesat ishin të lidhura me aktivitetin e saj profesional.

Një tjetër ministër i sapoemëruar, Damien Abad, Ministër për Solidaritetin dhe Personat me Aftësi të Kufizuara, tashmë përballet me presion në rritje për akuzat për përdhunim të bëra nga dy gra. /Euronews/