Ndeshjet e Ligës së Kampionëve mund të luhen në Amerikë, Kinë ose Lindje të Mesme

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve mund të luhen në Amerikë, Kinë ose Lindje të Mesme

Siç raportohet nga “The Athletic UK”, futbolli evropian pritet të ketë disa risi dhe ndryshime gjatë viteve në vazhdim.

Besohet se disa nga gjigantët evropianë janë të hapur rreth idesë që ndeshjet e Ligës së Kampionëve të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara, Kinë ose në Lindjen e Mesme.

Po ashtu, organi qeverisës më i lartë evropian, UEFA, thuhet se është duke e konsideruar që të krijojë një garë të re në fillimin e çdo sezoni të ri.

Kjo garë do të përfshinte fituesin e Ligës së Kampionëve si dhe tre skuadra të tjera.