Ndërron jetë njëri ndër hafizët më të njohur të Shkupit, Adem ef. Idriz

Ndërron jetë njëri ndër hafizët më të njohur të Shkupit, Adem ef. Idriz

Dje në mbrëmje, ka ndërruar jetë Hafiz Adem ef. Idriz. Ka kaluar në amshim njëri ndër imamët dhe hafizët më të njohur të këtyre trevave.

Hafiz Adem ef. Idriz, ka punuar mbi 50 vite ishte në shërbim të xhematit nëpër xhami të ndryshme si Hudaverdi, Kebir Mehmet Çelebi, Xhedid Isa Beg ndërsa gjurmë të pashlyeshme ka lënë në xhaminë e Mustafa Pashës, ku vitet e fundit ka lënë kujtime të paharruara me kujdesin ndaj namazit, precizitetin e detyrës së imamit dhe ezanin e veçantë.

Namazi i xhenazes dhe lamtumira e lutja e fundit për rahmetliun do të bëhet sot (2 nëntor 2022) pas namazit të iqindisë.

Varrimi do të bëhet në varrezat e Butelit në Shkup. /SHENJA/