Ndërron jetë një i burgosur nga Tetova në burgun e Idrizovës

Ndërron jetë një i burgosur nga Tetova në burgun e Idrizovës

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se dje një 63-vjeçar nga Tetova, i burgosur në burgun e Idrizovës, ka ndërruar jetë në spital.

Nga MPB thonë se trupi i pajetë i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup.

“Me datë 11.11.2022 në ora 07:17 në SPB-Shkup, B.L., punonjës në Burgun e Idrizovës, ka raportuar se i dënuari J.I. (63) nga Tetova ka ndërruar jetë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku ka qenë për trajtim spitalor që nga 29.10.2022. Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore-Shkup”, thuhet në kumtesën e MPB-së.