Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare aktori i njohur turk Cüneyt Arkın

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare aktori i njohur turk Cüneyt Arkın

Aktori i njohur turk Cüneyt Arkın ka ndërruar jetë sot në moshën 85-vjeçare, theksuan burime spitalore, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktori, i cili i dha industrisë turke të filmit Yeşilçam shumë “blockbusters”, vdiq në një spital në Istanbul ku u dërgua pasi pësoi një arrest kardiak në shtëpi.

Aktori veteran, emri i vërtetë i të cilit ishte Fahrettin Cüreklibatır, lindi në vitin 1937 në provincën qendrore Eskişehir dhe luajti në mbi 300 filma.

I diplomuar në Shkollën Mjekësore të Istanbul-it, Arkın la punën e tij si mjek dhe u bë një figurë drejtuese e Yeşilçam-it.