` . NBA, Lakers rikthehen te fitorja, Toronto nuk ndalet! - TV SHENJA

NBA, Lakers rikthehen te fitorja, Toronto nuk ndalet!

Los Angeles Lakers rikthehen menjëherë te fitorja në NBA duke harrur disfatën ndaj Toronto Raptors. Kryesuesit e konferencës së Perëndimit ishin superiorë ndaj Utah Jazz duke triumfuar me rezultatin 116-108 për meritë edhe të Anthony Davis i cili realizoi 42 pikë në total duke udhëhequr skuadrën kaliforniane drejt suksesit të 51-të sezonal. Vazhdon të fitojë ndërkohë Toronto Raptors që mposhti edhe Miami Heat me rezultatin 107-103. VanVleet me 36 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për skuadrën kanadeze. Fitore me rezultat minimal për Philadelphia 76-ers që kaloi me shifrat 132-130 San Antonio Spurs, ndërkohë që New Orleans Pelicans mposhti me rezultatin 109-99 Memphis Grizliess.