` . NBA, Lakers e nisin me humbje fazën play-off, Memphis surprizon Utah! - TV SHENJA

NBA, Lakers e nisin me humbje fazën play-off, Memphis surprizon Utah!

Los Angeles Lakers e nisën me humbje fazën play-off në NBA duke komplikuar menjëherë misionin për të mbrojtur titullin. Skuadra kaliforniane u mposht në Arizona nga Phoenix Suns me rezultatin 99-90, me kalifornianët që do ta kenë shumë të vështirë të përësëritin suksesin e vitit të kaluar. Phoenix mori kryesimin e serisë në çerekfinalet e Perëndimit 1-0 ndaj Lakers për meritë edhe të Davon Booker i cili spikati me 37 pikë 7 rebound dhe 8 asiste. Poshtë pritshmërive dy yjet e LA Lakers, me LeBron James që e mbylli ndeshjen me 18 pikë ndërkohë që Anthony Davis shtoi vetëm 13 pikë. E nisi me këmbën e mbarë ndërkohë në Lindje, Philadelphia 76ers që mposhti në ndeshjen e parë të fazës play-off Washington Wizards me rezultatin 125-118. Tobias Harris me 37 pikë ishte heroi i padisktueshëm i 76ers në këtë sfidë ndërkohë që te Washington spikati Bradley Beal me 33 pikë, 10 rebound dhe 6 asiste.

Edhe sfida e dytë mes këtyre dy skuadrave do të luhet në Wells Fargo Center të Philadelphias. Surprizën e vërtetë të mbrëmjes së NBA e bëri Memphis Grizzlies që mposhti me rezultatin e ngushtë 112-109 brenda në Salt Lake City, Utah Jazz. Kanadezi Brooks me 31 pikë dhe Morant me 27 pikë, ishin padiskutim dy më të mirët mbi parket për Memphis dhe njëkohësisht dy basketbollistët më të rëndësishëm që morën për dore skuadrën nga Tenesee drejt këtij suksesi të rëndësishëm. Falë një super Trae Young arriti të merrte kryesimin e serisë edhe Atlanta Hawks që triumfoi 107-105 brenda në Madison Square Garden përballë New York Knicks. Talenti i skuadrës nga Georgia Trae Young spikati me 32 pikë, 7 rebound dhe 10 asiste. /SS/