Naumovski: Kemi rezultat pozitiv, por nuk duhet të lejojmë të ndodhë ndonjë surpriz

Naumovski: Kemi rezultat pozitiv, por nuk duhet të lejojmë të ndodhë ndonjë surpriz

Shkupi të martë do të luajë ndeshjen e kthimit në transfertë ndaj Linkolnit në kuadër të xhiros së parë eliminatore të Ligës së Kampionëve. Para nisjes për në Gjibraltar, nga tabori bardheblu ka folur kapiteni Kristijan Naumovski.

“Sigurisht që kemi një rezultat pozitiv nga ndeshja e parë dhe për këtë jemi të lumtur nuk mund ta mohoj, por duhet të kemi kujdes dhe nuk mund të lejojmë që të ndodhë ndonjë surprizë në ndeshjen kthyese. E di që do të luajmë në një fushë artificiale, andaj ne disa ditë tanimë jemi stërvitur në një fushë të tillë.
Gjatë gjithë ndeshjes duhet të jemi të përkushtuar, do të japim maksimumin tonë me shpresë që të kalojmë në raundin e dytë”, ka thënë Naumovski.