Natë “lufte” në Oslo: të shtëna në klubin e homoseksualëve

Natë “lufte” në Oslo: të shtëna në klubin e homoseksualëve

Policia norvegjeze njoftoi arrestimin e një personi që qëlloi në tre lokacione të ndryshme të kryeqytetit norvegjez, duke përfshirë një lokal të njohur të homoseksualëve në Oslo, ku vrau dy sosh. Ai plagosi edhe 19 persona të tjerë, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Ai erdhi me një çantë, nxori një armë dhe filloi të qëllonte, tha gazetari i televizionit publik norvegjez Olav Roenneberg, transmeton BBC.

Policia tha se sulmuesi qëlloi në tre lokacione në Oslo në orën 1 pas mesnate me orën lokale, duke përfshirë barin e famshëm të homoseksualëve London Pub.

“Isha në klub kur filloi. Dëgjova një armë zjarri dhe diçka më goditi, ishte pjesë e xhamit. Të shtënat bënë jehonë, unë ika brenda klubit dhe u përpoqa të tërhiqja sa më shumë njerëz”, tha një dëshmitar.

Një tjetër tha se pa shumë njerëz me lëndime në kokë të shtrirë në dysheme.

“Sulmuesi po synonte me saktësi objektivat e tij. Kur e kuptova këtë vrapova dhe ika”.

“Kjo ka tronditur të gjithë vendin. Norvegjia është një komunitet besimi ku të gjithë duhet të ndihen të sigurt”, tha ministrja norvegjeze e drejtësisë Emilie Enger Mehl. /tesheshi.com/