` . NASA ka matur për herë të parë madhësinë e bërthamës së Marsit - TV SHENJA

NASA ka matur për herë të parë madhësinë e bërthamës së Marsit

Shkencëtarët kanë matur për herë të parë madhësinë e “zemrës” së Marsit. Studiuesit kanë arritur që me ndihmën e laboratorit robotik të InSight të Agjencisë Amerikane të Hapësirës ( NASA ), të bëjnë të mundur matjen e bërthamës së marsit, duke bërë që tashmë të jetë një e dhënë fikse në lidhje me këtë.

Marsi është planeti i parë pas Tokës që ka një vlerësim të përafërt të bërthamës së tij, me një rreze të vlerësuar në 1,810 deri në 1,860 kilometra , rreth gjysma e rrezes së bërthamës së Tokës.

Matja e fundit e realizuar nga InSight është një nga vlerësimët më fikse të bëra deri më tani në lidhje me këtë fakt. Nga matja tregohet se bërthama e Marsit është më pak e dendur sesa pritej dhe përmban elemente më të lehta, të tilla si oksigjeni, përveç hekurit dhe squfurit që vlerësohet se përbëjnë pjesën më të madhe të tij.

Planetët shkëmbor, të tilla si Toka dhe Marsi, kanë tre shtresa themelore gjeologjike: kore, mantel dhe bërthamë. Llogaritja e madhësisë së secilës prej tre këtyre elementëve nxjerr dhe të dhënat bazë në lidhje me krijimin dhe evolucionit të një planeti.

Bërthama metalike e Marsit është ndoshta akoma në një gjendje të lëngshme. Përveç Tokës dhe Marsit, i vetmi trup tjetër qiellor bërthama e të cilit është matur është Hëna.

Gjeologu statik robotik InSight arriti në sipërfaqen e Marsit në 2018 dhe që atëherë është makina e parë që “dëgjon” tërmetet e Marsit dhe studion brendësinë e planetit.

Deri më tani ka zbuluar rreth 500 tërmete, duke zbuluar se Marsi ka më pak tërmete se Toka, por më shumë se Hëna. Rreth 50 tërmete marsiane u zbulua se kishin një madhësi prej dy deri në katër, mjaft të fortë për të hedhur dritë brenda planetit fqinj, ndërsa pjesa tjetër ishin më të vogla.

Siç bëjnë sizmologët në Tokë, InSight mati madhësinë e bërthamës Marsiane duke analizuar lëvizjen dhe kohëzgjatjen e “udhëtimit” të valëve sizmike, midis mantelit dhe bërthamës. Në këtë mënyrë, shkencëtarët ishin në gjendje të llogaritnin se sa i thellë fillon kufiri midis mantelit dhe bërthamës, dhe për këtë arsye madhësia e vetë bërthamës.e.su./abcnews.al