Napoli s’di të ndalet, goli i Osimhen thyen Romën e Mourinhos

Napoli s’di të ndalet, goli i Osimhen thyen Romën e Mourinhos

Napoli jo vetëm që ruan pathyeshmërinë në javën e 11-të të Serisë A, por arrin edhe të triumfojë ndaj Romës brenda në “Olimpico”. Goli i shënuar nga Osimhen në minutën e 80-të prishi ekuilibrat në një ndeshje të luftuar, në të cilën Napoli ishte më i rrezikshëm në aksionet sulmuese, duke e merituar plotësisht fitoren.
Në fundin e pjesës së parë, gjyqtari kryesor vërshëlleu për 11-metërsh në favor të Napolit për ndërhyrje të gabuar të portierit të verdhekuqve, Rui Patricio, par pas rishikimit të pamjeve nëpërmjet VAR-it, e ktheu vendimin.

Gjatë fraksionit të dytë Napoli pati disa raste për të shënuar, për të ardhur më ps te goli i Osimhen me një goditje të befasishme prirët me portën.

Kjo ishte fitorja e nëntë Napoli në Serinë A, ndërsa Roma pësoi humbjen e tretë.

Asnjë minutë në fushë për Marash Kumbullën, që e nisi dhe e përfundoi sfidën në stolin e rezervave.